Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha u zotua të martën (6 korrik) se do të shtyjë përpara përpjekjet për përshpejtimin e procesit të integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE).
Më 1 korrik Sllovenia ka marrë udhëheqjen gjashtëmujore të BE-së.
Që nga viti 2019 procesi i integrimit ka ngecur, pasi disa vende anëtare të prira nga Franca, bllokuan nisjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shipërinë.
Së fundi, Bullgaria është bërë pengesa kryesore për çdo përparim, pasi ajo ka refuzuar të japë dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut për të filluar negociatat për shkak të disa mosmarrëveshjeve për identitetin dhe historinë.
Brukseli është i shqetësuar për rritjen e ndikimit rus dhe kinez në vendet, të cilave dikur iu kishte premtuar se kanë një rrugë të qartë drejt integrimit evropian.
Jansha po planifikon të organizojë një samit në muajin tetor midis udhëheqësve të 27 vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor si një përpjekje për të fuqizuar raportet.
“Nëse nuk jemi të aftë ta realizojmë këtë, nëse nuk bëjmë një hap përpara në Ballkanin Perëndimor, atëherë këto veprime do të ndërmerren nga dikush tjetër, nga dikush që ka interesa dhe vlera të ndryshme”, tha Jansha në Parlamentin Evropian në Strasburg.
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e mirëpriti deklaratën e Janshës duke thënë se samiti i tetorit do të “dërgojë një mesazh të rëndësishëm se këto vende janë partnerë thelbësorë strategjikë”.
Rusia dhe Kina kanë rritur përpjekjet e tyre për të ndikuar vendet e Ballkanit gjatë pandemisë duke dërguar miliona vaksina të koronavirusit në rajon, transmeton AFP./REL
ASK: Inflacioni në Kosovë arrin 7,5% në prill 2026
Mimoza hedh akuza ndaj Zhakut: Me mua nuk ke histori, mund t...
Besfort Zeneli merr ftesën nga Suedia për Kampionatin Botëro...
Për herë të parë Specialja publikon pamjet nga brenda burgut...
Komuna e Zetës në Mal të Zi kërkon tërheqjen e njohjes së Ko...
Gashi: Do të garoj me numrin 28 – e rëndësishme është lidhja...