Sllovakia i ka dhënë Ukrainës sisteme mbrojtëse ajrore S-300 për ta ndihmuar të mbrohet kundër agresionit rus, konfirmoi sot kryeministri sllovak, Eduard Heger, raporton AFP.
Në një deklaratë të postuar në Twitter, Heger shtoi se masa nuk do të thotë se vendi i tij i është bashkuar konfliktit me Rusinë.
“Mund të konfirmoj se Republika Sllovake i ka dhuruar Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore S-300, pas kërkesës së Ukrainës për ndihmë. Dhurimi i sistemit nuk do të thotë se Republika Sllovake është bërë pjesë e konfliktit të armatosur në Ukrainë”, shkruan kryeministri sllovak./arbresh.info/
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...