Qindra vetë u mblodhën përpara parlamentit grek në shenjë proteste ndaj skandalit të spiunazhit që po trondit qeverinë konservatore të Kyriakos Mitsotakis, pas zbulimeve se kreu i Partisë Socialiste Greke, Nikos Androulakis dhe dy gazetarë janë përgjuar.
Tubimi u mbajt në prag të debatit në parlament mbi këtë cështje, që u kërkua nga partitë opozitare.
“Jemi këtu për ta nxjerrë edhe më shumë në pah këtë skandal, sepse e vërteta është se kjo jo vetëm e ka kthyer në objekt talljeje vendin tonë në mbarë botën, se po i lexojmë artikujt e botimet dhe po i dëgjojmë diskutimet që janë ndezur nga kjo çështje deri Parlamentin Europian, por edhe për faktin se kjo është një zgjedhje politike e Kyriakos Mitsotakis, sepse ai e dinte dhe ky ishte vendim i tij.”- tha Orestis Triantafyllou, student
“Ky rast duhet të zbardhet totalisht, çdo aspekt i tij, jo vetëm çështja e Nikos Androulakis apo kundërshtarëve politikë. Duhet të ndryshojë kuadri ligjor, në mënyrë që ky mekanizëm i errët, për të cilin kryeministri ka përgjegjës të plotë, të zhduket një herë e mirë.”- tha Anastasia Stavropoulou, Organizata Nisma e Avokatëve për të Drejtat dhe Liritë Demokratike
Disa ditë më parë, një artikull i New York Times theksonte se Greqia ishte zhytur në një shtet policor sekret që përdor programe përgjimi dhe mbikëqyrjeje ligjore me më shumë se 15,000 urdhra vetëm vitin e kaluar . Gjithashtu pjesë e fjalorit grek është bërë programi Predator, një spyëare që vendoset në telefonat celularë për përgjim.
Shkrimi kujtonte sesi babai i z. Mitsotakis është akuzuar se përgjonte kundërshtarët e tij politikë 30 vjet më parë kur ishte kryeministër, nënvizon faktin se i biri, Kyriakos Mitsotakis kur erdhi në pushtet në 2019,morri edhe kontrollin personal të Shërbimeve të Inteligjencës duke emëruar në krye të tij një shef besnik, të cilin e pushoi pas shpërthimit të skandalit, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të qeverisë,të cilin e kishte edhe nip.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...