Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, 48 vjeç, pranoi se doktoratura e tij “duhej të ishte shkruar ndryshe” pasi një hetim mediatik zbuloi se vetëm dy nga 56 faqet nuk ishin plagjiaturë.
Bettel, i cili është kryeministër që nga viti 2013, tha doktoratura e tij e titulluar “ Drejt një reforme të mundshme të sistemit të votimit në Parlamentin Europian” është shkruar kohë më parë dhe “është shkruar me ndërgjegjje të pastër”, transmeton portal arbresh.info
“Por, nga këndvështrimi i sotëm, po të ishte e mundur do ta ndryshoja”, tha ai.
Vepra e kontestuar është shkruar si pjesë e të ashtuquajturës një diplomë e avancuar, e cila është në fakt ekuivalenti i një masteri – në të drejtën publike dhe shkencat politike, një diplomë të cilën Bettel e përfundoi në Universitetin e Nancy në Francë në të njëjtin vit kur hyri në Parlamentin e Luksemburgut.
Bettel thotë se ka “besim të plotë në Universitetin e Lorraine, i cili tani duhet të vlerësojë nëse puna e tij i përmbush standardet e tyre” dhe thekson se “ai do ta pranojë vendimin e tyre pa diskutim, edhe nëse kjo do të nënkuptonte tërheqjen e kualifikimeve të tij”.
Mediat në Luksemburg zbuluan se plagjiatura e Better përmbante pasazhe të gjata teksti që ishin kopjuar plotësisht nga dy libra, katër faqe internet dhe një artikull i botuar në një gazetë.
Ekspertët e pavarur konfirmuan se jo vetëm disa pasazhe në hyrje dhe në përfundimin po aq të shkurtër të disertacionit ishin kopjuar.
Bettel vodhi plot 20 faqe pune direkt nga faqja e internetit e Parlamentit Evropian dhe kopjoi nëntë faqe të tjera nga një raport i vitit 1998 nga një eurodeputet grek. Disa fragmente të tjera janë marrë nga teksti standard hyrës për institucionet e Bashkimit Europian./Guardian/arbresh.info/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë