Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për të diskutuar rreth situatës në Siri, veçanërisht për situatën humanitare të krijuar në rrethin e Damaskut, në Ghoutan Lindore.
Në deklaratën e lëshuar nga presidenca franceze, thuhet se Macron ka biseduar për shqetësimin e tij të thellë dhe për masat e menjëhershmë që duhet marrë, veçanërisht nga Irani dhe Rusia, në mënyrë që Damasku në fund të pranojë rezolutën e OKB-së dhe të lejojnë ndihmat humanitare, transmeton portali arbresh.info
Të dy presidentët do të vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje politike për krizën siriane brenda kuadrit të procesit gjithëpërfshirës të Gjenevës, me të gjithë partnerët e përfshirë dhe përfaqësuesit e opozitës siriane, tha presidenca./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...