Presidenti i SHBA-së Joe Biden do të ketë një bisedë telefonike pasditën e sotme me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelenskyy.
Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Tema kryesore është për të diskutuar mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja do i japë Ukrainës përballë agresionit rus.
Kjo telefonatë mes tyre vjen një ditë pasi Biden dhe zyrtarët e tjerë amerikanë, shprehën kujdes maksimal ndaj deklaratave që bëri Rusia se do të zvogëlojë sulmet ushtarake pranë Kievit.
“Jemi në pritje.Ne nuk besojmë asnjë gjë derisa të shohim nëse Rusia do e mbajë fjalën për ato që po premton.”- ishte kjo një deklaratë e bërë dje nga Shtëpia e Bardhë pas takimit Rusi-Ukrainë në Turqi.
Biden ndërkohë vuri në dukje se gjatë kësaj kohë do të vazhdojë me sanksionet e forta kundër Rusisë dhe se do i sigurojë ushtrisë ukrainase kapacitetet për të mbrojtur veten./TCH/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje