Të paktën 53 civilë janë vrarë nga sulmet ajrore ruse në fshatin lindor sirian Al-Shafah, thotë një grup monitorues.
Observatori Sirian i të drejtave të njeriut, ka thënë se 21 prej atyre që janë raportuar të vdekur janë fëmijë, transmeton portali arbresh.info
Fshati është në Deir al-Zour, një nga provincat e fundit kur Shteti Islamik ka nën kontroll ende territor.
Fillimisht SOHR tha se 34 ishte shifra e të vrarëve në ndërtesat e banuara.
Por, kreu i grupit monitorues i tha AFP se tani besohet që numri është më i madh.
“Numri u rrit pas heqjes së rrënojave në një ditë të gjatë operacioni shpëtimi,” tha Rami Abdel Rahman./Arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës