Të paktën 11 persona, përfshirë edhe dy fëmijë, janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të qeverisë siriane.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se 11 civilë dhe 15 luftëtarë të ISIS-it janë vrarë gjatë sulmeve ajrore në qytetin lindor Deir Ezzor, transmeton arbresh.info.
Grupi monitorues thotë se civilët e vrarë kanë qenë duke u larguar nga qyteti al-Bab, në afërsi të kufirit verior me Turqinë.
Al-Bab që ndodhet në krahinën veriore të Aleppos është ndeshur me sulme të rënda gjatë javëve të fundit. ISIS gjithashtu është duke zhvilluar beteja të ashpra në qytetin Deir Ezzor, qytet që kontrollohet nga militantët e Shtetit Islamik që nga viti 2015./Arbresh.info
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...