Forcat e qeverisë siriane kanë arritur të rimarrin kontrollin e një baze ajrore nga grupi militant Shteti Islamik, në veri të vendit, ka njoftuar grupi monitorues dhe burime ushtarake.
Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, ka raportuar se forcat qeveritare kanë rimarrë kontrollin e bazës ajrore Jirrah, që gjendet në afërsi të provincës së Alepos.
Raportohet se luftimet në mes të forcave siriane dhe militantëve të IS-it janë duke vazhduar në këtë zonë.
Një burim nga ushtria, i ka thënë agjencisë DPA se forcat qeveritare në orët e hershme të ditës së sotme, morën nën kontroll bazën ajrore dhe disa fshatra aty pranë, pas luftimeve të ashpër me militantët islamikë.
“Forcat tashmë janë duke përparuar drejt qytetit Maskanah, në periferi të Alepos”, ka thënë ky zyrtar nga ushtria.
Gërvalla kritikon Ramën për editorialin e përbashkët me Vuçi...
Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...
Sulm me dron në një zonë me naftë në Emiratet e Bashkuara