Rebelët sirianë kanë bërë thirrje për një armëpushim pesë ditor në mënyrë që të lejohet evakuimi i civilëve, pas tërheqjes së tyre nga fortesat e fundit në qytetin e vjetër të Alepos.
Ata thonë se civilët janë në rrezik të madh dhe se janë gati të mbështesin çdo nismë për të lehtësuar vuajtjet e tyre, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.
SHBA-të dhe pesë fuqite tjera perëndimore përmes një deklaratë të përbashkët kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm për të lejuar ndihmat humanitare në zonat e mbajtura nga rebelët.
Megjithatë, qeveria siriane ka përjashtuar çdo mundësi për armëpushim.
Aletja e qeverisë së Sirisë, Rusia të gjithë rebelët e mbetur në lindje të Alepo i ka quajtur ‘terroristë’ dhe ka deklaruar se që ‘rebelët që nuk tërhiqen do të eliminohen’. /Arbresh.info
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme