Studimi i të dhënave statistikore në Itali, tregon se vendi mund të lirohet nga rastet e reja nga mesi i muajit maj.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ekspertët e Institutit Einaudi për Ekonomi dhe Financa (EIEF) duke përdorur të dhënat nga Departamenti i Mbrojtjes Civile për shkallën e të infektuarve, kanë konkluduar se sëmundja mund të eliminohet brenda periudhës 5 maj-16 maj.
“Jemi në drejtim të duhur, dhe nuk duhet të ndryshojmë strategjinë tonë. Kthimi në normalitet do të jetë në proces gradual, qëllimi është që vendi të përmbajë situatën tani, dhe të parandalojë shpërthimin e mëtejshëm të epidemisë”, tha udhëheqësi i Këshillit të Lartë të Shëndetësisë, Franco Locatelli në një konferencë për shtyp.
Duke analizuar të dhënat e Mbrojtjes Civile, ekipi EIEF erdhi me vlerësimin se cilat rajone do të jenë të lira nga rastet e reja të Covid-19, ditëve në vijim:
Trentino-Alto Adige (më 6 prill)
Liguria (më 7 prill)
Umbria (më 7 prill)
Basilicata (më 7 prill)
Valle d’Aosta (më 8 prill)
Puglia (më 9 prill)
Friuli Venezia Giulia (më 10 prill)
Abruzzo (më 11 prill)
Veneto (më 14 prill)
Sicily (më 14 prill)
Piedmont (më 15 prill)
Lazio (më 16 prill)
Calabria (më 17 prill)
Campania (më 20 prill)
Lombardy (më 22 prill)
Emilia Romagna (më 28 prill)
Tuscany (më 6 maj).
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri