Singapori ka shënuar 657 raste të reja me COVID-19, duke rritur numrin e përgjithshëm në 18,205 raste.
Shumica e të infektuarve janë punëtorë të huaj, kurse 10 prej tyre banorë të Singaporit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë ditëve të fundit, qyteti aziatik ka thënë se ka përjetuar një rritje të numrit të të infektuarve, me mijëra raste të reja nga kontakti me rastet e para. Për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, qeveria ka izoluar në konvikte punëtorët nga vendet e huaja dhe i ka testuar ata.
Këto masa kanë bllokuar mijëra punëtor në konviktet e tyre, në kushte të vështira për të mbajtur distancën sociale.
Singapori ka publikuar planin për lehtësimin e masave gjatë javëve në vijim, për të hapur plotësisht bizneset nga 1 qershori./arbresh.info/
Policia me aksion kundër motoçikletave në Gjilan
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...
PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nesër mbledh ...
Kryeziu-Hyseni: Vendimi i Kushtetueses tregon qartë se VV-ja...
Vendimi i Kushtetueses, vjen reagimi nga Presidenca
Kusari-Lila: E rëndësishme që të ketë kompromis për zgjedhje...