Gjashtë persona kanë humbur jetën në një aksident në rajonin Khanty-Mansi të Siberisë. Lajmin e kanë bërë të ditur mediet ruse.
Zyrtarët kanë thënë se numri i të vdekurve mund të rritet pasi disa prej të lënduarve janë të lënduar rëndë dhe ndodhen në gjendje kritike. Në këtë aksident u përfshi një autobus punëtorësh, dy kamionë, një veturë dhe një kombibus.
Aksidenti ndodhi në një zonë të pabanuar, 100 kilometra larg qytetit Nefteyugansk. Më saktësisht, fatkeqësia ndodhi në autostradën që lidh qytetet Tyumen dhe Khanty-Mansiysk, shkruan “Free Europe”.
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...