Ushtria siriane pësoi humbje të mëdha gjatë luftës civile që nisi në fillim të vitit 2011 e që vijon në përmasa më të vogla
Në shumë konflikte me forcat opozitare, me ato që në fillim startuan të ashtuquajturën “Pranverë Arabe” edhe në këtë vend, e që më pas u militarizuan, ushtria e rregullt siriane humbi më shumë se dy mijë ushtarë.
Ndërsa në aspekt të potencialit ushtarak, forcat e opozitës shkatërruan rreth 1,500 tanke dhe mbi 800 automjete luftarake të tipit BMP-1 dhe BMP-2.
Para fillimit të luftës civile, Siria kishte 4,500 tanke. Ndërkohë gjatë konfliktit, me pozicionimin e Rusisë krah Asadit, ushtria e këtij të fundi u blindua akoma dhe më tej nga Putini, sidomos me tanket e fundit T-90.
Më poshtë mund të shihni pamje të rralla të shkatërrimit të tankeve duke u goditur me armatim të rëndë nga forcat kryengritëse.

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës