Dhoma e dytë penale e Gjykatës së Apelit në Tripoli shtyu gjyqin e Sadi Gadafi-it i biri i ish diktatorit të Libisë Muamer Gadafi në rastin e vrasjes dhe torturës të ish futbollistit të Al-Ittihad Club dhe ekipit kombëtar të futbollit libian.
Djali i viktimës, Ali Bashir Rayani, sqaroi në një deklaratë për shtyp se shtyrja e gjykimit ishte në kërkesën e avokatit të Sadi-it për të përgatitur më shumë dokumente për seancat dëgjimore, transmeton portali arbresh.info.
Sadi Gadafi mori pjesë në seancën gjyqësore të mbajtur në kompleksin e gjykatës në Tripoli, i cili filloi në vitin 2014 në lidhje me torturimin dhe vrasjen e Bashir Rayanit më 23 dhjetor 2005./Arbresh.info/
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...
Itali, qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës