Kur shtrohet pyetja se cili vend nuk e njeh pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mendja shkon menjëherë tek fuqitë si Kina, Rusia apo Koreja e Veriut. Por e vërteta është ndryshe: bëhet fjalë për Butanin, një mbretëri budiste e vogël në Himalaje, e njohur si “vendi më i lumtur në botë”.

Edhe pse SHBA u shpall e pavarur në vitin 1776 dhe ka kaluar mbi dy shekuj që nga ajo ditë, Butani ende nuk e ka njohur formalisht këtë fakt. Arsyeja nuk është personale apo politike, por lidhet me një strategji të qëndrueshme neutraliteti që ky shtet ka ndjekur historikisht. Në të vërtetë, Butani nuk ka marrëdhënie diplomatike të drejtpërdrejta as me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së: SHBA, Kinën, Francën, Rusinë dhe Britaninë e Madhe.

Që prej pranimit në OKB në vitin 1971, Butani ka zgjedhur të ruajë identitetin dhe kulturën e tij budiste duke kufizuar ndikimin e huaj. Marrëdhëniet zyrtare i ka vetëm me disa fqinj rajonalë si India, Nepali dhe Bangladeshi, por kjo nuk do të thotë se nuk ka kontakte të tjera: Butani ka një mision të përhershëm në OKB në Nju Jork dhe mban marrëdhënie miqësore joformale me shumicën e shteteve të botës.
KQZ jep udhëzime për plotësimin e fletëvotimit në zgjedhjet ...
Shpërthim masiv në fabrikën e fishekzjarreve në Maltë, dy të...
“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal ...
Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rik...
Kurti për Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit: E kam pranuar, p...
Antidroga kap mbi 25 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arr...