Uashingtoni po konsideron zgjerimin e kufizimeve të pajisjeve elektronike në fluturimet në Shtetet e Bashkuara përtej ndalimit aktual në disa vende të Lindjes së Mesme, sipas një zyrtari.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS) David Lapan u tha gazetarëve të martën se zgjerimi i ndalimit është duke u konsideruar, transmeton portali arbresh.info.
“Sekretari ka aluduar për faktin se ka të ngjarë të zgjerohet, por nuk është marrë një vendim”, tha ai, duke iu referuar Sekretarit të Sigurisë së Atdheut John Kelly.
“Ekziston një kërcënim real. Ne jemi të angazhuar në një diskutim rreth kërcënimit” përpara marrjes së një vendimi, shtoi Lapan.
Aktualisht, kufizimi ndikon fluturimet në SHBA nga dhjetë aeroportet ndërkombëtare në Lindjen e Mesme.
Këto aeroporte përfshijnë qytetet e Kajros, Egjipt; Amman, Jordani; Kuwait City, Kuvajt; Casablanca, Marok; Doha, Katar; Rijad dhe Jeddah, Arabia Saudite; Stamboll, Turqi; Abu Dhabi dhe Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe./Arbresh.info
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...