Zjarret masive në Los Angeles kanë shkrumbuar shtëpitë e yjeve të njohur të Hollivudit, dukuria që ka ngritur alarm në të gjithë Kaliforninë.
Personazhet e famshëm të cilët humbën shtëpitë si pasojë e zjarreve janë: Paris Hilton, Billy Crystal, John Goodman, Anthony Hopkins, Miles and Keleigh Teller, Eugene Levy, Adam Brody dhe Leighton Meester, Anna Faris, Sandra Lee, Ricki Lee, Spencer Pratt dhe Heidi Montag.
Siç raportohet, pesë persona humbën jetën nga zjarret masive në LA, derisa u evakuuan më shumë se 137 mijë persona.

Yjet sikurse Jennifer Aniston, Bradley Cooper, Tom Hanks, Reese Witherspoon, Adam Sandler dhe Michael Keaton gjithashtu raportohet se kanë shtëpi në lagjen Palisades të Paqësorit në Los Angeles.
Trashëgimtarja amerikane Paris Hilton deklaroi se kishte humbur shtëpinë e saj në Malibu.

Përveç fataliteteve e dëmeve materiale që kanë shkaktuar këto zjarre masive në Los Angeles, ato së fundmi kanë kapluar Kodrat e Hollivudit pranë vendit ku shtrihet shenja e famshme botërore e Hollivudit.


Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...