Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, mund të mbështesë një hetim për bastisje të SHBA-ve, ku gjatë muajit të kaluar në Jemen forcat ushtarake vranë disa militant të al-Kaidës, një marinarë dhe mbetën të vdekur disa civilë.
“Unë nuk kam pasur mundësinë për të folur me të drejtpërdrejtë për këtë, por unë besoj që ai mund ta mbështesë këtë”, ka thënë zv.zëdhënjësja Sarah Huckabee Sanders për ABC news, transmeton portali arbresh.info.
Marinsi Wiilam Owen, u vra nga militantët e al-Kaidës në provincën al Bayda me 29 janar, pas një operacioni të autorizuar nga Trump.
Miami Herald raportoi se babai i të ndjerit ka kërkuar një hetim për sulmin.
Pentagoni tha se gjatë operacionit në Jemen janë vrarë 14 militantë të al-Kaedas, por pranoi se u vranë edhe disa civilë. Mjekët nga vendi i ngjarjes thanë se 30 persona, duke përfshirë 10 gra dhe fëmijë kanë mbetur të vdekur./Arbresh.info
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media