Shtëpia e Bardhë ka shtyrë fillimin e një rendi të ri ekzekutiv për të zëvendësuar ndalimin ndaj qytetarëve të shtatë vendeve kryesisht myslimane, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, raporton Reuters.
Urdhri tani pritet që të nxirret “nga java e ardhshme”, tha zyrtari, transmeton portali arbresh.info. Presidenti Donald Trump ka thënë javën e kaluar se do të nxjerrë një urdhër të ri.
Trump tha se direktiva e re do të trajtojë shqetësimet ligjore të ngritura në shtetin e Uashingtonit, San Franciskos dhe në vende të tjera në lidhje me urdhrin origjinal, që është lëshuar më 27 janar.
Urdhri, i cili u zbatua shpejt, shkaktoi kaos në aeroportet në mbarë botën pasi mbajtësit e vizave niseshin për në Shtetet e Bashkuara u nxorën jashtë aeroplanëve, ose u kthyen pas mbërritjes në aeroportet e SHBA-së./Arbresh.info
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama
E dhimbshme/Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes i riu nga Hajv...
Bordi i ZRRE-së pret në takim Misionin e FMN-së, flasin për ...
Prebeza mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”...