Lufta në Ukrainë ka qenë një “katastrofë strategjike për Rusinë” dhe një “dështim strategjik për Putinin”, sipas një deklaratë të drejtoreshës së Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Kate Bedingfield, raporton skynews.
Bedingfield tha se tani kishte “prova të pakundërshtueshme” se planet e luftës të presidentit rus Vladimir Putin nuk po shkojnë siç ai kishte planifikuar dhe Kremlini tani po kërkonte të “ripërcaktonte” qëllimet e tyre fillestare.
“Ne kemi prova të pakundërshtueshme se kjo ka qenë një fatkeqësi strategjike për Rusinë,” tha ajo. “Ne kemi parë se ky pushtim ka qenë një dështim strategjik për Putinin dhe Rusinë. Ata po punojnë për të ripërcaktuar qëllimet fillestare të pushtimit të tyre.
“Dhe ne e dimë se sanksionet që janë vendosur kundër Rusisë kanë një kosto ekstreme për ekonominë e tyre.”
Drejtoresha e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë njoftoi gjithashtu sanksione shtesë ndaj kompanive ruse të teknologjisë./arbresh.info/
Goditet trafiku i drogës në Doganaj–Kaçanik: Dy shtetas të M...
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhje...
Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
Vajza 7-vjeçare goditet nga vetura në Surkish të Podujevës, ...
Prishtinë: Tre të mitur kapen në flagrancë duke tentuar të v...
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një h...