Shtëpia e Bardhë po bën presion që të mos botohet libri i ri i ish-Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare John Bolton, duke përmendur shqetësimet lidhur me sigurinë.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare tha që libri kishte detaje sekrete që duheshin hequr, një pretendim që Bolton po e kundërshton.
Në dorëshkrimin e librit pretendohet se Presidenti Donald Trump e kishte lidhur ndalimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën me kërkesën për një favor politik.
Diskutimet rreth librit të Bolton vijnë kur nisi periudha e marrjes në pyetje në kuadër të gjyqit që po zhvillohet në Senat për Trump.
Të premten, senatorët do të mbajnë një votim të rëndësishën për të lejuar apo jo dëshmitarët në gjykim.
Demokratët po kërkojnë që Bolton të dëshmojë pas këtyre pretendimeve, dhe disa republikanë gjithashtu kanë sugjeruar që ata do të donin të dëgjonin nga ish-këshilltari.
Presidenti ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij.
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj