Nuk është hera e parë që Shtëpia e Bardhë është kritikuar për plagjiaturë sa i përket njoftimeve të saj për shtyp.
Në një deklaratë në të cilën urohej gjiganti i naftës, ExxonMobil, në zgjerimin e veprimeve të tij në Gjirin e Meksikës, duket të jetë marrë tërësisht një paragraf nga njoftimi i kompanisë për shtyp, transmeton arbresh.info.
Urimi nga administrata e Trump kishte ardhur vetëm gjysmë ore pas njoftimit të planeve se kompania Exxon do të krijojë mijëra vende të punës.
Deklarata e Shtëpisë së Bardhë kishte marrë një paragraf të tërë duke ndryshuar vetëm “U.S” në “United States” dhe duke larguar fjalën “zgjerim” nga paragrafi i komunikatës së lëshuar nga vet kompania.
Administrata e Trump muajin e kaluar tri herë radhazi kishte shkruar gabim emrin e kryeministres së Britanisë, si dhe Melania Trump ishte akuzuar për plagjiaturë të një fjalimi gjatë fushatës se i kishte marrë ish Zonjës së Parë, Michelle Obama./Arbresh.info
Deklarata e Shtëpisë së Bardhë

Deklarata e kompanisë Exxon:

Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Ky është paralajmërimi për anijet që shkelin bllokadën ameri...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...