Një 37-vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë në Greqi pasi tentoi të rrëmbente tre fëmijë. Ngjarja ndodhi të dielën e Pashkës në Petrochori, në perëndim të vendit.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, incidenti ndodhi rreth pasdites, kur i dyshuari, tentoi të fuste me forcë tre fëmijë, dy vëllezër 9 e 13 vjeç dhe një djalë tjetër 10 vjeç, në makinën e tij në rrugë rurale.
Prindërit e fëmijëve bënë ankesë në polici dhe autoritetet nisën menjëherë një kërkim. Kur pikasën mjetin e shqiptarit, ata i bënë shenjë të ndalojë, por ai u arratis.
Ai u ndalua pas një ndjekjeje prej 20 minutash. Nga testi i alkoolit rezultoi se kishte nivel shumë të lartë në gjak, duke regjistruar 0.56 dhe 0.54 gramë për litër.
Autoritetet zbuluan po ashtu se ai jepte makinës pa patentë të vlefshme. Ndaj 37-vjeçarit rëndojnë disa akuza, që nga tentativë rrëmbimi, shkelje të qarkullimit rrugor dhe rezistencë ndaj arrestimi, raporton Tv Klan.
Policia e Kosovës pranon donacion nga KFOR-i
Takimi Haradinaj–Spiropali, theksohet bashkëpunimi Kosovë–Sh...
Vance: Trump ende synon një zgjidhje diplomatike me Iranin
Rama publikon pamje nga Portugalia: Edhe atje ka rrëshqitje ...
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...