Një anije me vela, me flamur amerikan është shpëtuar nga Roja Bregdetare shqiptare në hyrje të kanalit të Korfuzit, pasi kishte raportuar një defekt në motorë.
“Sea Shell” ishte nisur nga Dubrovniku, me destinacion Sarandën, u asistua nga motovedetat e Flotës Detare, “P-03” dhe “P-05”, menjëherë pasi dha sinjalin “SOS” të emergjencës.
Anija me vela u rimorkiua për në Portin e Sarandës, duke shpëtuar kështu 3 personat që ishin në bordin e saj.
Ekuipazhi ishte i tëri izraelit, me kapiten Tsafrir Lederman, dhe dy të tjerët e identifikuar si Moshe Navot dhe Liana Navot.
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...