61 emigrantë u shpëtuan një ditë më parë në ujërat e ishullit Serifos në Greqi. Anijet e rojes bregdetare, një mjet patrullimi si edhe një helikopter shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Të gjithë emigrantët u transferuan në mjetin lundrues të patrullës dhe u dërguan shëndoshë e mirë në portin e Lavrios për t’u transferuar më pas në Qendrën e Pritjes së Malakasës.
Hetimet paraprake po kryhen nga Autoriteti Portual Milos, ndërsa mes emigrantëve janë arrestuar një 28-vjeçar dhe një 25-vjeçar, të cilët mësohet se janë trafikantët./abcnews.al/
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...
Vëllaznimi shpërthen ndaj FBK-së dhe kërcënon me masa ligjor...
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i ...
Mediat amerikane: Inteligjenca e SHBA-së ka informacione se ...