Ekipet e shpëtimit në Rusi tashmë kanë nxjerrë 21 trupa të vdekur nga rrënojat e një blloku apartamentesh që u shemb në qytetin e Magnitogorsk.
Numri i të vdekurve u rrit nga 14 në 21 të mërkurën. Rreth 20 të tjerë konsiderohen ende të zhdukur, transmeton portali arbresh.info.

Gjendja e një djali 11 muajsh të shpëtuar të martën është serioze, por jo kërcënuese për jetën. Ai është në spitalin e Moskës dhe tani nuk do t’i nënshtrohet një operacioni.
Zyrtarët besojnë se një rrjedhje gazi është shkaktar i shpërthimit të së hënës.

Në Magnitogorsk që gjendet në Urale rreth 1,695 km në lindje të Moskës është shpallur ditë zie.
Temperatura aktuale shënon -15 gradë Celsius dhe pritet të bie edhe më tej gjatë natës./Arbresh.info/
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...