Disa shpërthime kanë tronditur zonën e Bagdadit disa orë pas funeralit të madh të gjeneralit të lartë iranian të vrarë nga sulmet ajrore amerikane.
Një sulm është kryer në Zonën e Gjelbërt pranë ambasadës amerikane, ndërsa disa shpërthime tjera janë ndier në very të kryeqytetit irakian në bazën ajrore Balad, ku strehohen forcat amerikane, transmeton portal arbresh.info
Sipas burimeve të sigurisë së Irakut, askush nuk është lënduar gjatë shpërthimeve.
Liderët iranianë janë zotuar se do të hakmerrën për vrasjen e Qasem Soleimani, i cili u vlerësua si terrorist nga SHBA-të.
Procesimi i varrimit të së shtunës nëpër qytetet e shenjta myslimane të Bagdadit dhe Irakut paraprin kthimit të eshtrave të tij në Iran.
Irakët gjithashtu ishin duke vajtuar për vdekjen e Abu Mahdi al-Muhandis, një irakian që komandoi grupin e mbështetur nga Irani Kataib Hezbollah, i cili u vra bashkë me gjeneralin.
Pas kërcënimeve nga Irani, SHBA ka dërguar rreth 3 mijë trupa më shumë në Lindjen e Mesme dhe ka këshilluar qytetarët e saj që të largohen zonat e rrezikshme./arbresh.info/
Dejona Mihali kritikon opozitën: Ju duhen zgjedhjet me i thë...
Trump pret në Shtëpinë e Bardhë astronautët e misionit histo...
Sot varroset 43-vjeçari i cili vdiq dje në vendin e punës
Netanyahu i kërkon Britanisë së Madhe të ndërmarrë veprime p...
Brenda 10 ditësh vdiqën dy punëtorë, Azemi: E kemi humbur lu...
27-vjetori i rënies së Ilaz Kodrës, PDK bën homazhe në Preka...