Të paktën tre persona janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të fuqishëm në Kabul, thonë zyrtarët afganë.
Ambulancat kanë bartur viktimat e shpërthimit në zonën diplomatike për në spital, transmeton portali arbresh.info
Numri i të vdekurve dhe të lënduarve pritet të rritet. Një ekuipazh i TV Reuters numëronte tetë njerëz që besohen të kenë vdekur.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Kabuli është vënë në shënjestër nga talebanët dhe militantët e tjerë në shumë raste në muajt e fundit.
Në maj, një bombë e madhe në të ashtuquajturën Zona e Gjelbër të kryeqytetit, ku janë të vendosura shumë misione diplomatike, la të vdekur më shumë se 150 njerëz./arbresh.info/
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...