Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në një kantier ndërtimi në Tokio, duke plagosur 10 persona.
Mësohet se emergjenca ndodhi rreth orës 9:35 të mëngjesit teksa dëshmitarët thonë se në fillim nuk e kuptuan se çfarë ishte konkretisht.
“Dëgjova një zhurmë si bubullimë dhe pastaj pashë tym të zi që ngrihej lart”, tha një banor vendas.
Zjarrfikësit dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje. Shpërthimi shkaktoi zjarr në një automjet teknik. Sipas raportimeve, shkaku paraprak i incidentit besohet të jetë një rrjedhje gazi nga një tub i dëmtuar gjatë punimeve të themeleve.
Të plagosurit janë punëtorë ndërtimi dhe banorë të ndërtesave aty pranë të moshës 20 deri në 70 vjeç. Shpërthimi gjithashtu shkaktoi dëme të shumta matëriale në ndërtesat përreth.
I burgosuri u arratis dje gjatë trajtimit në Onkologji, inic...
Çka po ndodh me kontratën e Modricit te Milani?
Trump: SHBA ka nisur operacione të mëdha luftarake në Iran
Goditi për vdekje me kamion punëtori i KEK-ut në “Kosova B”,...
Teherani thotë se po përgatitet për hakmarrje pas sulmeve të...
KRU Prishtina njofton për ndërprerje të përkohshme të ujit n...