Tre karabinierë u vranë dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi gazi në një banesë, në të ciklën shkuan për ekzekutimin e dëbimit të banorëve të saj.
Ngjarja tragjike u regjistrua mëngjesin e kësaj të marte (14 tetor) në Castel d’Azzano në Italinë veriore. Karabinierët, së bashku me kolegë të tjerë dhe oficerë policie, kishin shkuar në zonë për të kryer një dëbim nga një ndërtesë dykatëshe ku po banonin tre persona.
Këta të fundit, nuk kanë pranuar dëbimin nga banesa, duke hapur gazin në momentin që karabinierët kanë tentuar të futen brenda banesës.
Njëmbëdhjetë oficerë policie dhe karabinierë u plagosën dhe u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa katër oficerë nga Njësia e Operacioneve të Emergjencës (UOPI) e Policisë Shtetërore pësuan lëndime të lehta.
Brenda shtëpisë u gjetën të paktën pesë bombola gazi të hapura dhe kokteje molotovi. Të plagosur nga ngjarja mbetën dy prej pronarëve të banesës, ndërsa personi i tretë u arratis.
“Kjo është një ngjarje dramatike. Shpërthimi, me sa duket, u shkaktua nga një rrjedhje e qëllimshme gazi. Ata nuk donin të largoheshin nga shtëpia ku kishin banuar, por askush nuk e priste një zhvillim kaq ekstrem”, tha Ministri i Brendshëm italian Matteo Piandendozi.
Precedentët
Tre personat e akuzuar për ngjarjen janë të njohur tashmë për dy incidente të ngjashme. Të tre janë fermerë dhe blegtorë me probleme financiare dhe me hipotekën. Së pari në tetor dhe më pas më 24 nëntor 2024, ata i rezistuan mbërritjes së përmbaruesit duke hapur një bombol gazi. Franco dhe Maria Luisa madje u ngjitën në çati. Zjarrfikësit, karabinierët dhe policia lokale mbërritën në vendngjarje dhe, pas ndërmjetësimit, parandaluan dëme të mëtejshme.
Të tre pretenduan se ishin “mashtruar” dhe se vendimi i gjykatës që i dëboi nga shtëpia në fermë ishte i gabuar. Çështja buronte nga një hipotekë që dyshohet se kishin marrë në vitin 2014, duke i lënë hipotekë arat dhe shtëpinë e tyre. Megjithatë, të tre kishin pohuar gjithmonë se nuk i kishin nënshkruar kurrë dokumentet e kredisë dhe se nënshkrimet në fakt ishin falsifikuar. Procesi ligjor, megjithatë, kulmoi në fund me një vendim për të ekzekutuar shpronësimin./rtsh
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën