Së paku 20 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë lënduar në një shpërthim vetëvrasës para një restoranti afër portit të kryeqytetit somalez, Mogadishu, në orët e vona të së premtes, njoftuan shërbimet emergjente.
Policia somaleze tha se një karrocë me tri rrota, e cila prapa kishte ngarkesë, ishte e mbushur me materiale shpërthyese kur e goditi restorantin e popullarizuar “Luul Yemeni” në kohën e darkës.
Dëshmitarët dhe mediet shtetërore thanë se nga shpërthimi doli tym dhe më pas pati të shtëna me armë, ndërsa një ndërtesë afër restorantit u shemb. Autoritetet kanë frikë se nën rrënoja mund të ketë njerëz. Shpërthimi ndodhi në kohën kur restoranti ishte plot njerëz.
Përgjegjësinë për këtë sulm e mori grupi terrorist “Al-Shabaab”, i cili është i lidhur me grupin famëkeq, “Al-Qaeda”. Ky grup për një kohë të gjatë është duke ushtruar dhunë në përpjekje për ta rrëzuar qeverinë e njohur nga komuniteti ndërkombëtar, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Zyrtari i sigurisë, Mohamed Osman, deklaroi: “Shpërthimi ishte shumë i rëndë dhe shkaktoi numër masiv të viktimave dhe shkatërrim të madh. Operacioni është duke vazhduar për ta caktuar numrin e saktë të viktimave.”
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër