Shpërthimi i vullkanit zgjati më shumë se shtatë minuta, bëri të ditur Qendra gjeologjike për hulumtime të katastrofave
Vullkani Merapi në ishullin indonezian Java, një nga më aktivët në botë, hodhi retë e hirit rreth 6.000 metra në ajër.
Shpërthimi i vullkanit zgjati më shumë se shtatë minuta, bëri të ditur Qendra gjeologjike për hulumtime të katastrofave.
“Banorët lokalë u këshilluan që të rrinë qetë dhe të merren me aktivitetet e tyre të zakonshme, jashtë rrezes prej tre kilometrave nga vatra”, theksohet në njoftimin.

Hiri dhe rëra që në ajër e hodhi vullkani Merapi, ranë në vende deri në dhjetë kilometra larg
Autoritetet në këtë rajon përkohësisht mbyllën aeroportin ndërkombëtar në qytetin Solu, dyzet kilometra nga vullkani.
Shpërthimi i fundit i madh i vullkanit Merapia ndodhi në vitin 2010 kur më shumë se 340 persona humbën jetën.
Merapi është vullkani më aktiv ndër 127 vullkanet indoneziane. /AA
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...