Autoritetet në Irak thonë se vetura-bombë afër një dyqani ka vrarë 14 persona në një qytet në verilindje të Bagdadit.
Oficerët policor thonë se sulmi ndodhi të shtunën në qytetin me shumicë shiite të Balad Ruz, duke lënë të vrarë 14 persona dhe duke plagosur 37 të tjerë.
Balad Ruz është 70 kilometra në verilindje të Bagdadit. Dyqane të shumta dhe vetura janë dëmtuar gjatë sulmit. Policia mbylli zonën e shpërthimit.
Mjekët e një spitali në afërsi kanë konfirmuar numrin e të vdekurve. Të gjithë zyrtarët kanë folur në kushte anonimiteti sepse nuk kanë qenë të autorizuar për të komunikuar me gazetarët.
Askush nuk mori përgjegjësinë, por grupi Shteti Islamik, i cili ka nën kontroll hapësira të mëdha të vendit, shpesh merr përsipër sulmet që kanë për cak forcat e sigurisë dhe myslimanët shiit-të cilët ISIS i konsideron heretik./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës