Një raketë ka shpërthyer në bordin e një fregate gjermane.
Fatmirësisht, nuk ka lëndime serioze në mesin e marinarëve që gjendeshin në anije, por vetë anija ka pësuar dëme të mëdha, transmeton portali arbresh.info.
Pamje të shpërthimit dhe zjarrit të vazhdueshëm janë postuar online.
Një raketë standarde (SM-2) ka dështuar të niset nga fregata e mbrojtjes ajrore gjermane FGS Sachen, ndërsa shtytësi i raketës u dogj sa raketa ishte ende brenda kutisë.
Flota gjermane tha se reagimi i shpejtë i ekuipazhit e solli situatën nën kontroll.
Incidenti ndodhi në një distancë ushtrimore norvegjeze jashtë brigjeve të Norvegjisë. Arsyet për incidentin mbeten të panjohura./Arbresh.info/
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait pezullon përkohësisht flutur...
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm