Ethet hemorragjike besohet të kenë marrë jetën e 198 personave, ku sulmet nga grupet e armatosura dhe rezistenca e komunitetit kanë bërë më të vështirë dhënien e ndihmës shëndetësore.
Kongo ka pësuar 10 shpërthime të Ebolës qëkur virusi është zbuluar në afërsi të lumit Ebola në vitin 1976.
“Epidemia aktuale është më e rënda në historinë e Republikës Demokratike të Kongos”, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Jessica Ilunga.
Më me shumë se 300 raste epidemike, shpërthimi radhitet si i treti më irëndi në kontinent, pas shpërthimit të viteve 2013-2016 në Afrikën perëndimore ku u konfirmuan 28 mijë raste, dhe atë të vitit 2000 në Ugandë ku ishin 425 raste të konfirmuara.
Konfirmimi i rasteve të reja është rritur muajin e fundit, dhe Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar në tetor se shpërthimi mund të përkeqësohej nëse përgjigja mjekësore nuk shtohet.
Diell dhe vranësira sot, temperaturat deri në 17°C
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...