Një burrë që u përplas me makinë për kalimtarët në tre blloqe të trotuarit në Times Square, ku mbet i vdekur një adoleshent e 22 persona të lënduar, ka thënë se “dëgjonte zëra”, sipas burimeve brenda forcave policore.
Richard Rojas, një veteran i marinës amerikane i cili ishte arrestuar dy here për vozitje në gjendje të dehur, tani është në paraburgim, transmeton portali arbresh.info.
Gjithashtu thuhet se ai priste të vdiste, sipas agjencisë AP.
Sipas Reuters, ai kishte thënë pasi u arrestua: “Ju duhej të më qëlloni mua! Unë doja t’i vrisja ata”.
Rojas është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të dhunshme dhe disa akuza për tentim vrasje. Ai pritet të dalë para gjykatës sot./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës