Një shofer autobusi ka përplasur mjetin pasi kishte konsumuar kokainë krak.
Anderson Worrell kishte shtypur gazin në vend të frenave dhe u përplas gjithashtu me një makinë që kishte brenda një fëmijë njëvjeçar, transmeton portali arbresh.info.

Katër fëmijë ishin midis 12 pasagjerëve të lënduar në aksidentin më 11 nëntor të vitit të kaluar, duke përfshirë një djalë shtatëvjeçar i cili u alivanos pasi u godit në kokë me xhami të copëtuar, ndërsa një grua që ishte shtatzënë gjashtë muaj u lëndua gjithashtu.
Shoferi kishte tymosur kokainën gjatë natës para ndërrimit të tij dhe ishte parë duke u përpjekur të qëndronte zgjuar në momentet e aksidentit para se ai të humbiste kontrollin.

Worrell është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim nga gjykata për shkaktim të lëndimit serioz dhe vozitje të rrezikshme.
Atij i është ndaluar të vozisë për tri vjet dhe duhet të testohet sërish para së të dalë prapa timonit./Arbresh.info/
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së