Dy shoferëve që i shërbejnë Parlamentit Evropian, përmes një kompanie private, i janë gjetur kompakt disqe që përmbajnë propagandë për militantët nga ISIS-i, ka shkruar revista gjermane Der Spiegel.
Duke cituar disa burime të pa-identifikuara, Der Spiegel ka thënë se të dy shoferët, njëri në Bruksel dhe tjetri në Strasburg, ishin larguar nga puna dhe policia belge ka filluar hetimet për ta.
Parlamenti Europian nuk pranoi të komentojë për shkak të konsiderimit të sigurisë.
Duke pasur parasysh se edhe disa shoferë më herët kishin prapavijë kriminale, revista Der Spiegel shkruan se Parlamenti Evropian kishte vendosur që mos punësojë më personel të kontraktuar nga kompani private, por vetëm shoferët e punësuar drejtpërdrejtë nga legjislatura, edhe pse kjo do të ketë një kosto shtesë prej 3.7 milionë euro./
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...