
epa09954902 A handout photo made available by the press service of the Russian Foreign Affairs Ministry shows Russian Foreign Minister Sergei Lavrov meeting with Shanghai Cooperation Organisation (SCO) Secretary-General Zhang Ming (not pictured) in Moscow, Russia, 18 May 2022. SCO Secretary-General is on a working visit in Moscow. EPA/RUSSIAN FOREIGN AFFAIRS MINISTRY HANDOUT MANDATORY CREDIT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES
Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup ka konfirmuar për se Maqedonia e Veriut ka refuzuar kërkesën e Ambasadës së Federatës Ruse për shfrytëzimin e hapësirës ajrore të këtij shteti për fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka paralajmëruar se do të vizitojë Beogradin të hënën.
Kërkesa e Ambasadës Ruse është bërë pavarësisht se Maqedonia e Veriut më 28 shkurt ka vendosur sanksione ajrore ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.
Lavrov, së bashku me presidentin rus, Vladimir Putin, janë në listën e sanksioneve të shteteve të shumta perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Shtetet e vetme ku ata mund të udhëtojnë në Evropë janë Bjellorusia, Moldavia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Vizita e Lavrovit në Serbi është paralajmëruar për 6 dhe 7 qershor.
Mediat në Serbi kanë raportuar se edhe Mali i Zi dhe Bullgaria kanë ndaluar fluturimin e avionit të Lavrovit në hapësirën e tyre ajrore. Të dy këto shtete po ashtu i kanë vendosur sanksione Rusisë./REL/
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik