Ka shkuar në 50 numri i viktimave nga tajfuni i fuqishëm që e goditi pjesën qendrore të Filipineve, duke e bërë atë stuhinë e dytë më vdekjeprurëse të vitit 2019 në këtë shtet.
Erërat e fuqishme dhe reshjet e mëdha të shiut të tajfunit “Phanfone” shkatërruan shumë shtëpi dhe ndërtesa tregtare në ishullin Visayas, duke i prekur më shumë se dy milionë njerëz.
Së paku 80 mijë persona po vazhdojnë të qëndrojnë në qendrat e strehimit emergjent. Shifra e viktimave para tri ditëve ishte 41, por ajo u rrit në 48 orët e fundit. Pesë persona janë ende të zhdukur, ndërsa 143 janë lënduar.
Në mesin e viktimave ishin tre marinarë që vdiqën pasi barka e tyre u përmbyt, një polic i goditur nga rryma e një shtylle të rrëzuar elektrike dhe një burrë i goditur nga një dru i rrëzuar.
Tajfuni “Phanfone”, i njohur nga banorët lokalë edhe me emrin “Ursula”, ishte stuhia e 21-të që i godet Filipinet.
Shumë stuhi i dëmtojnë të mbjellat, shtëpitë dhe infrastrukturën në këtë shtet, duke i lënë miliona njerëz në varfëri të vazhdueshme, shkruan “Daily Times”, transmeton Gazeta Express.
Kurti dhe Vitia përurojnë sot hapësirat e renovuara në Insti...
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...
Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA heq përkohësisht sanksion...
“Shikoni çfarë do ndodhë sot”, Trump: Nder i madh të vrasësh...
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...