Turqia konfirmoi 115 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 4.941, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me COVID-19 në Turqi u rrit në 101.790, pasi 3.116 persona kanë rezultuar pozitivë në virusin në 24 orët e fundit, tha Ministria turke e Shëndetësisë në Twitter.
Ndërkaq, me 2.014 të shëruar në 24 orët e fundit, numri i pacientëve që e kanë mposhtur koronavirusin në Turqi shkoi në 18.491.
Gjithsej 40.962 teste janë kryer gjatë 24 orëve të kaluara në vend, me çka numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani arrin në 791.906.
“Sot ne jemi në një gjendje më të mirë se dje. Ne arritëm në këtë pikë me një total prej 791.906 testesh, prej të cilëve asnjëri nuk është bërë rastësisht”, tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...