Deri më tani janë gjetur trupat e 150 persona që kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut në Kolumbi, kurse qindra persona tjerë raportohen të lënduar apo të zhdukur .
Presidenti i vendit, Juan Manuel Santos, i cili i ka vizituar vendet e prekura nga tragjedia, ka bërë të ditur se numri i të vdekurve mund të rritet, duke pasur parasysh se kërkimet janë duke vazhduar për të gjetur personat që konsiderohen ende të zhdukur.
Rrëshqitja e dheut ka ndodhur si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, ku është shkaktuar dalja e lumenjve nga shtrati dhe rrëshqitja e dheut.
Po ashtu autoritetet kanë njoftuar edhe për lëndimin e qindra personave, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i personave të zhdukur. Pjesa më e goditur është Jugu i Kolumbisë, duke përfshirë edhe disa pjesë të Perusë dhe Ekuadorit.
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve