Hulumtimi i ri, i cili ka studiuar mostrat e ajrit nga repartet spitalore me pacientët pozitivë ndaj coronavirusit, ka zbuluar se virusi mund të kalojë edhe deri në katër metra
Kjo distancë është dyfish më shumë se distanca të cilën sipas direktivave aktuale do të duhej t’i përmbahemi, raporton Radio France Internationale, përcjell Telegrafi.
Këto janë rezultate preliminare të ekipit të hulumtuesve kinezë të publikuara në revistën Emerging Infectious Diseases.
Hulumtuesit e Akademisë së Shkencave Mjekësore Ushtarake në Pekin kanë testuar mostrat nga Reparti i spitalit Houshenshan në Wuhan.
Virusi më së shumti qëndron në dysheme
Midis 19 shkurtit dhe 2 marsit janë vendosur gjithsej 24 pacientë.
Eksperët kanë zbuluar se viruse më së shumti ka pasur në dyshemetë e repartit, ndërsa kësaj ia përshkruajnë gravitacionit dhe rrymimit të ajrit për të cilin shkak shumica e piklave të virusit bien në tokë.
Nivel i lartë është gjetur edhe në sipërfaqet e prekura shpesh siç janë mauset e kompjuterëve, kovat 3 mbeturinave dhe dorezat 3 dyerve.
Gjithashtu, gjysma e mostrave nga shollat e këpucëve të personelit mjekësor në vete kanë bartur virusin dhe prandaj mund të nxirret përfundimi që shollat e këpucëve të personalit mjekësor mund të funksionojnë si bartës.
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...