Varianti i koronavirusit Omicron mund të anashkalojë pjesërisht mbrojtjen e ofruar nga vaksinat Pfizer dhe BioNTech, por jo plotësisht, thuhet në një raport të publikuar nga Bloomberg.
Prandaj, doza përforcuese e vaksinës do të sigurojë mbrojtje shtesë, tha Alex Sigal, kreu i laboratorit të Institutit Afrikan të Kërkimeve Shëndetësore në Afrikën e Jugut, transmeton portal arbresh.info
Varianti Omicron u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut muajin e kaluar dhe ka shkaktuar shqetësim të madh në mbarë botën duke u zgjeruar në rreth njëzet vende, nga Japonia në SHBA.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli variantin Omicron më 26 nëntor, por gjithashtu theksoi se nuk kishte asnjë provë që vaksinat e reja duhet të zhvillohen posaçërisht për këtë variant./arbresh.info/
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...