FBI e DEA dhe EuroPol lajmëruan sot se kanë ndaluar një rrjet të madh trafikantësh kibernetik, që operonin nga “rrjeti i errët” në Gjermani dhe SHBA.
Hetuesit evropianë dhe amerikanë njoftuan sot në Frankfurt se kanë shkatërruar rrjetin kriminal kibernetik më të madh botëror, ku janë arrestuar tre shtetas gjermanë dhe dy amerikanë në të njejtën kohë. Hetimi dhe ndjekja zgjati rreth dy vite shpjegoi prokurori gjerman Ungefuk, hetimi përfshiu edhe agjencitë si Europol dhe autoritetet e Hollandës.
Hetuesit ata identifikuan tre administratorë të platformës ilegale në ‘DarkWeb’ të quajtur ‘Wall Street Market’ brenda rrjetit të mbyllur dhe mund të i çasen vetëm me vegla që mundësojnë anonimitetin, si shfletuesi i internetit TOR, transmeton Gazeta Metro.
Kjo platformë në rrjetin e errët ka pasur 5400 tregtarë dhe 1.15 milionë blerës të narkotikëve, armëve dhe dokumenteve të falcifikuara e materialeve tjera ilegale.
Platforma arkëtonte nga çdo transkasion 2 % deri në 6 %, transaksionet kryheshin me kripto valutë shpjegoi Prokurori Ungefuk.
Në bastisjet e kryera u zunë serverët dhe 550 mijë Euro në kesh, dhe kripto valuta e dëshmi tjera. Në Los Angeles u zunë edhe 1 milionë dollarë në kesh, armë dhe narkotikë si fentanyl dhe methamphetamine.
Prokurori Ungefuk njoftoi se ky rrjet është njëri prej hetimeve në vazhdim, dhe tani janë ngritur aktakuza dhe priten të tjera në ditët në vazhdim.
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë