Forcat Tokësore të Ukrainës thonë se e kanë shkatërruar një kolonë të automjeteve të atyre që vetëquhen “Tigrat rus”.
“Në Kharkiv, ushtria ukrainase shkatërroi kolonën e Tigrave rusë”, thuhet në postimin e forcave ukrainase.
Sipas autoriteteve vendase, Kharkivi, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë ku sot në mëngjes hynë runsët, është nën kontrollin e tyre.
“Armiku është demoralizuar. Hedhin pajisjet, dorëzohen para një grupi prej 5-10 vetash”, thuhet në një postim tjetër të forcave tokësore të Ukrainës
Kharkivi, me një popullsi prej rreth 1.4 milion qytetarësh, ndodhet më pak se 20 milje (32 kilometra) në jug të kufirit rus. Trupat ruse iu kishin afruar qytetit pothuajse menjëherë pasi pati filluar pushtimi të enjten.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...