Të paktën 26 persona kanë vdekur në Misisipi dhe Alabama pas një tornado goditi shtetet në jug të Shteteve të Bashkuara.
Përpjekjet për kërkim-shpëtim po vazhdojnë dhe autoritetet në Misisipi kanë shpallur gjendje emergjente.
Në Rolling Fork, vetura të shkatërruara, tulla shtëpish dhe gjësende të tjera janë parë në rrugë, teksa ky qytet është shkatërruar pothuajse i tëri.
Në qarkun Sharki, shtëpitë janë shkatërruar nga tornadoja.
Tornadoja goditi në mes të natës, në kohën kur banorët po flinin dhe nuk kishin dëgjuar alarmet paralajmëruese. Për shumë banorë, treguesi i parë se diçka nuk ishte në rregull ishte zhurma e madhe.
Francisco McKnight tha për BBC se është mrekulli që ai është gjallë. Ai tregoi se kishte dëgjuar një zhurmë të fuqishme të erës që kurrë më nuk do të donte ta dëgjonte. Ai u fsheh në banjën e tij dhe arriti të shpëtonte. Por, shtëpia e tij ka pësuar dëme të mëdha.
Guvernatori i shtetit të Misisipit, Tate Reeves, ka vizituar Qytetin Silver dhe Uinona të shtunën dhe është takuar me banorët që u goditën nga tornadoja.
Më pas ai shkroi në Twitter se situata atje ishte “tragjedi”.
Operacionet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë në Misisipi, përderisa janë parashikuar se stuhi të tjera do të godasin pjesë të Alabamës dhe Xhorxhias.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka ofruar mbështetjen e tij për zonat e prekura nga stuhitë. Ai tha se pamjet që ka parë nga Misisipi janë “zemërthyese” dhe shtoi se Qeveria federale, “do të bëjë gjithçka për të ndihmuar”. /REL/
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...