Sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, e ka shkarkuar nga detyra shefin e forcave detare të Shteteve të Bashkuara, Richard Spencer, për shkak të trajtimit që ai ia kishte bërë një rasti të forcave speciale.
Rasti i ushtarakut Edward Gallagher, i cili ishte dënuar për shkak se ishte fotografuar me një trup të pajetë, kishte nxitur tensione mes zyrtarëve ushtarakë dhe presidentit amerikan, Donald Trump.
Sekretari Esper tha se atij i ka humbur besimi në shefin e forcave detare, sepse bisedat e tij private me zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë binin në kundërshtim me qëndrimet e tij publike.
Megjithatë, presidenti Trump tha se nuk është i kënaqur me mënyrën se si ka rrjedhur procesi i gjykimit të Gallagher-it dhe la të kuptohet se Spencer-i është shkarkuar për këtë arsye.
Në anën tjetër, ushtaraku i shkarkuar përmes një letre tha se është e qartë që ai dhe presidenti Trump nuk kanë pikëpamje të njëjta për rregullin dhe disiplinën.
Ndryshe, para se të shërbente si shef i forcave detare, Richard Spencer më parë ka qenë sekretar i mbrojtjes dhe nënsekretar i mbrojtjes. Ai ka një karrierë të gjatë ushtarake, duke e filluar shërbimin në forcat detare nga viti 1976, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...