Rritja e krimeve të dhunshme në Londër ka parë rritje të kryerjes së vrasjeve në muajt shkurt dhe mars më shumë se në Nju Jork, sipas shifrave.
Deri më tani në 2018, Policia Metropolitane ka hetuar 46 vrasje, krahasuar me 50 në qytetin amerikan, transmeton portali arbresh.info.
Por, ndërkohë në Nju Jork shkalla e vrasjeve është ulur nga fundi i janari, ndërsa në atë pikë ajo e Londrës është rritur.

Ish polici, Supt Leroy Logan thotë se është provë se “tiparet e dhunshme të Londrës janë bërë një virus”.
Statistikat nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) dhe Policia Metropolitane, të raportuara në Sunday Times dhe të marra nga BBC, nënvizojnë ngushtimin e normave të vrasjeve mes dy qyteteve, të cilat kanë madhësi të ngjashme të popullsisë.
Bashkia thotë se është “thellësisht e shqetësuar” nga krimet me thikë në kryeqytet, por, së bashku me Policinë Metropolitane, këmbëngul që Londra “mbetet një nga qytetet më të sigurta në botë”./Arbresh.info/
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit